Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > LDK-ja sot dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave të zgjedhur si deputetë

LDK-ja sot dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave të zgjedhur si deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar se sot, e enjte, në orën 13:15, do të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe disa ministrave të tij në detyrë.

Sipas LDK-së, kallëzimi penal ka të bëjë me dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kjo parti thekson se Kurti dhe ministrat e përfshirë tashmë janë betuar si deputetë të Kuvendit dhe kanë dhënë dorëheqje nga funksionet ekzekutive, prandaj, sipas LDK-së, ata nuk kanë të drejtë të vazhdojnë të ushtrojnë detyrën si pjesë e Qeverisë në detyrë.

LDK-ja ka theksuar se këtë hap e kishte paralajmëruar më herët dhe tani po e konkretizon përmes kallëzimit penal.