Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kandidati për deputet në Sarandë kapet me kokainë

Kandidati për deputet në Sarandë kapet me kokainë

Katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, një ngjarje e pazakontë është shënuar në qarkun e Sarandës. Ergys Isufi, kandidat për deputet nga lista e hapur e koalicionit “Shqipëria Bëhet”, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Sarandës, pasi u kap me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë.

Momenti i ndalimit është shoqëruar me tentativën e Isufit për t’u larguar, por forcat blu kanë ndërhyrë në kohë duke e neutralizuar. Menjëherë pas arrestimit, policia ka bastisur banesën e tij në Sarandë, ku po kryhen kontrolle të imtësishme në kuadër të hetimit.

Ergys Isufi ishte kandidat i mbështetur nga Adratik Lapaj, në një nga lëvizjet më të reja politike që pretendon të thyejë sistemin tradicional përmes listave të hapura dhe përfaqësimit qytetar.