“Sipas kërkesës së prokurorisë, i dyshuari M.G., me datë 06.05.2025, rreth orës 05:30min, në Rr.“Shote Galica” në Prizren, me dashje privon nga jeta vajzën e tij 15 – vjeçare, me mjet të mprehtë (thikë) të llojit “Bajonetë”, me ç ‘rast e njëjta ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Më këto veprime, i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së” , shkruhet tutje.
Derisa theksohet se “i njëjti, me dashje tenton t’i privoj nga jeta vajzën rreth 10 vjeçare, të cilës i shkakton lëndime të rënda trupore”, dhe se “më pas me po të njëjtën thikë e godet edhe bashkëshorten e tij, duke vënë me dashje në rrezik jetën e tyre”.
“Po ashtu, i njëjti, me dashje tenton t’i privoj nga jeta vajzën rreth 10 vjeçare, të cilës i shkakton lëndime të rënda trupore, më pas me po të njëjtën thikë e godet edhe bashkëshorten e tij, duke vënë me dashje në rrezik jetën e tyre. Me këto, veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë e ngelur në tentativë”. Po ashtu, i njëjti ngarkohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.Personi i dyshuar M.G., gjendet në ndalim 48 orësh nga data 06.05.2025.Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet tutje.