Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, se nga frika parë të marrë vendime e ka lënë Kosovën mbrapa.
“Qëndrimi im personal si deputete, e si Ganimete, është se LDK-ja gjithmonë duke u frikësuar me marrë vendime e ka lënë Kosovën shumë mbrapa. ‘As nuk shtyhet, as nuk ngrehet’, siç thotë populli. Ata s’po guxojnë të bëhen as me Kurtin as me ne. Duhet të jetë lider që tregon pjekuri dhe pozicione të qarta. Nuk bën PDK-ja, nuk bën Vetëvendosja. Tash ka thënë hajde se po bëhemi të gjithë bashkë. Është me bë hajgare me votën e qytetarëve të Kosovës dhe thjeshtë me thellu edhe më tej krizën politike në vend”, tha Musliu.