Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sveçla: Jemi kundër qeverisë tranzitore

Sveçla: Jemi kundër qeverisë tranzitore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, tha se partia e tij është kundër një qeveri tranzitore.

I pyetur nga gazetarët teksa po hynte në ndërtesën e Kuvendit për seancën konstituive nëse Vetëvendosje është për një qeveri tranzitore, Sveçla u përgjigj shkurt: “Absolutisht jo”.

Reagimi i tij vjen një ditë pas propozimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për qeveri të tranzicionit të të gjitha partive politike shqiptare deri në zgjedhjen e presidentit.