Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Agjencia e Pyjeve të Kosovës liron pronat në Leposaviq

Agjencia e Pyjeve të Kosovës liron pronat në Leposaviq

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se sot janë liruar zyrat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës në Leposaviq të cilat sipas tij ishin të uzurpuara nga strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë.

Këto hapësira sipas Pecit, janë rikthyer nën menaxhimin e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës.

“Në kuadër të shtrirjes së ligjshmërisë dhe sovranitetit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, sot janë ndërmarrë veprimet për lirimin e zyrave të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës që ishin të uzurpuara nga strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë që kanë vepruar në Kosovë. Ky veprim është i domosdoshëm për të siguruar funksionimin e rregullt të stafit të APK-së në përmbushjen e objektivave strategjike dhe ligjore për një menaxhim të duhur dhe parandalimin e prerjeve ilegale në rajonin e Leposaviqit dhe për realizimin e detyrave zyrtare në përputhje me mandatin ligjor të institucionit tonë. Në veri me vepra!”, ka shkruar Peci.