Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ndalohen punimet në disa lokacione në Fushë – Kosovë për mungesë sigurie në vendin e punës

Ndalohen punimet në disa lokacione në Fushë – Kosovë për mungesë sigurie në vendin e punës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar sa ka ndaluar punime në disa lokacione në Fushë- Kosovë për shkak të mungesës së sigurisë në vendin e punës dhe rrezikimin e jetë së qytetarëve.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë Koordinatori për rastet e veprave penale qe ndërlidhen me sigurinë në vendin e punës, njëherit prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë së bashku me Inspektorët e ndërtimit, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin e pasojave të mundshme gjatë punës dhe rritjes së nivelit të sigurisë në vendin e punës, ku për shkak të mos ndërmarrjes së masave të përgjithshme të sigurisë dhe shëndetit në punë, mungesës së skelave, mos mbylljes së ashensorëve dhe mos mbylljes së shkallëve, janë ndaluar punimet në disa vendpunime”, thuhet në njoftim.