Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka refuzuar koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa ka kërkuar një qeveri tranzicionale deri në zgjedhjen e presidentit të vendit në vitin 2026.
Kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në konferencë për media të martën tha se kanë qëndrimin e njëjtë kundër koalicionit qeverisës me LVV-në, raporton KosovaPress.
Pas ftesës së tretë të Kurtit për koalicion qeverisës, ai përmendi nevojën e formimit të një qeverie tranzicionale, mirëpo shtoi se aty duhet të jenë emra unifikues.
Këtë ide, Abdixhiku tha se ia ka prezantuar edhe liderëve të tjerë partiak në Kosovë.kp