Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar akademikun Fehmi Aganin në përvjetorin e vrasjes së tij.
“Presidentja Osmani përkujton akademik Fehmi Aganin në përvjetorin e vrasjes. Sot, në përvjetorin e vrasjes së akademik Fehmi Aganit, përkujtojmë me nderim një prej mendjeve më të ndritura të rezistencës sonë paqësore. Ai besoi te fuqia e vlerave njerëzore edhe në kohën kur bota heshti përballë krimeve të Serbisë në Kosovë. E vrau pikërisht ajo makineri gjenocidale serbe e cila frikësohej nga mençuria e tij që ngjallte shpresë. Kujtimi dhe vizioni i tij mbetet udhërrëfyes për brezat që besojnë se liria dhe dinjiteti mbrohen me çdo kusht. Lavdi jetës dhe veprës së Fehmi Aganit!”.