Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Dyshohet se babai ka privuar nga jeta njërën nga vajzat e tij derisa ka therur me thikë gruan dhe vajzën tjetër.
Lajmin për TV Arbëria e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.
Bytyçi tha dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat.
“Dyshohet se babai ka lënduar me thikë dy vajzat e tij, një 15 vjeçare e cila ka ndërruar jetë në vend ngjarje dhe 10 vjeçare e cila ndodhet në QKUK në gjendje të rendë. I dyshuari tashmë është arrestuar”, tha Bytyqi.
Zëdhënësi i Policisë tha gjithashtu se i dyshuari dhe viktimat kanë shtetësi turke.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, forenzika dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Raporti i plotë i policisë:
Sot me datë 06.05.25 rreth orës 05:57 policia nëpes telefonit ka marr informatën se në rrugën “Shote Galica ” në Prizren ndodhet një person I lënduar dhe se emergjenca mjekësore nuk po mund ti jep ndihmë ngase një I dyshuar ndodhet me thik ne dorë. Në atë drejtim janë nisur 4 patrulla policore. Në vend ngjarje është kuptuar se një I dyshuar M.G. viti I lindjes 1981, mashkull ka there me thik dy vajzat e tij, njëra 15 vjeçare e cila ka mbetur e vdekur në vend ngjarjes dhe tjetra e lënduar rëndë, e cila për momentin në gjendje të rëndë ndodhet në QKUK në Prishtinë. I dyshuari ka lënduar veten gjithashtu dhe gjendet në Spiatlin Rajonal të Prizrenit. Lëndime ka pësuar edhe e shoqja e tij 35 vjeçare. Të gjith këta janë familjar në mes vete dhe janë shtetas Turk me banim të përkohshëm në Prizren. I dyshuari është arrestuar dhe policia është duke u marr me rastin.