Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik

Policia e Kosovës njofton se kanë arrestuar një person nën dyshimin për vjedhje të rëndë në Kaçanik. Sipas policisë, më 1 maj rreth orës 08:50, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në një stallë për bagëti në fshatin Soponicë, persona të panjohur kishin vjedhur 5 krerë bagëti – viça, me vlerë të përafërt prej 6.000 euro.“Nën autorizim të prokurorit të shtetit, Njësia e Hetimeve ka nisur hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, më 5 rreth orës 14:40, është identifikuar dhe më pas arrestuar i dyshuari P.H., 39 vjeç, i cili është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik.

“Pas intervistimit, dhe me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftim.