Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kompania “Pastrimi” kundërshton deklaratat e kryetarit Rama, kërkon respektim të rregullores për pagesat

Kompania “Pastrimi” kundërshton deklaratat e kryetarit Rama, kërkon respektim të rregullores për pagesat

Ndërmarrja Publike “Pastrimi” Sh.A. ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke sqaruar se problemet financiare të ndërmarrjes vijnë nga moszbatimi i Rregullores Komunale për pagesën e mbeturinave.

Sipas “Pastrimi”-t, orientimi i qytetarëve për të mos paguar drejtpërdrejt në llogarinë e kompanisë ka sjellë humbje prej 2.7 milionë euro që nga janari 2025.

Ndërmarrja thekson se ka kërkuar zgjidhje institucionale dhe se performanca e saj është vlerësuar pozitivisht nga Zyra Kombëtare e Auditimit.Ajo shpreh përkushtimin për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe thërret për bashkëpunim me institucionet për tejkalimin e sfidave