Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka nderuar me mirënjohje stërnipin e Gjergj Kastriotit – Skenderbeu, Loris Kastrioti me të cilin mbajti sot një takim në këtë komunë.
“Në vlerësim dhe me mirënjohje institucionale për rolin dhe kontributin historic të Gjergj Kastriotit – Skënderbeu dhe familjes së tij në mbrojtjen e Shqipërisë dhe vlerave kombëtare të popullit shqitar”, thuhet në mirënjohje.
Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues nga kjo komunë dhe pronari i Korporatës Kryeziu, Qëndrim Kryeziu i cili dje mirëpriti Loris Kastriotin në Aeroportin Ndërkombëtarë Adem Jashari, pasi ky i fundit është bashkëorganizatorë i eventit që do të mbahet në Prishtinë më 6 maj për nderë të ditëlindjes së kryeheroit shqiptarë./TV ARBËRIA./

