Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “I tham hajde, pushkën e ki këtu”-Sami Lushtaku tregon qysh Albin Kurti refuzoi të bëhej pjesëtar i UÇK-së

“I tham hajde, pushkën e ki këtu”-Sami Lushtaku tregon qysh Albin Kurti refuzoi të bëhej pjesëtar i UÇK-së

Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku ka shpalosur histori nga lufta.

Lushtaku tha se kryetari i  Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke treguar edhe momentin kur i kishin bërë ftesë që të bëhej pjesë e tyre, por Kurti refuzoi ta merrte pushkën në dorë.

“Kurrë, kurrë s’ka qenë. Unë e mbaj mend kur ka ardhë një herë në Likovc dhe i kemi thanë hajde, uniformën e ki kurdush, pushkën e ki hajde udhëro. Ai nuk ka pranu me qenë pjesëtar i UÇK-së

Ai ka qenë me Adem Demaçin dhe mbaj mend që ai nuk ka pranu me kanë pjesëtar i UÇK-së”, tha Lushtaku në Periskopi.