Dy raste të ndara vjedhjesh janë raportuar në rajonin verior të Mitrovicës brenda një harku kohor prej pak orësh, duke ngritur shqetësime për sigurinë e bizneseve në atë zonë.
Rasti i parë është raportuar në rrugën Car Llazar, ku më datë 02-03 maj 2025, nga ora 23:45 deri në 06:00, persona të panjohur kanë depërtuar në një lokal pronë e një shtetasi kosovar dhe kanë vjedhur një telefon dhe para të gatshme. Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti është nën hetime.
Ndërkohë, rasti i dytë është regjistruar në rrugën Kral Petri, më 03 maj 2025 rreth orës 04:40. Një shtetase serbe ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në lokalin e saj dhe kanë vjedhur një shumë prej rreth 550 euro. Edhe ky rast po trajtohet nga njësitë hetimore përkatëse.
Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të raportojnë çdo informacion të mundshëm që ndihmon në zbardhjen e këtyre rasteve.