Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se kjo e fundit e ka shndërruar në cirk Kuvendin dhe se e njëjta po tallet me qytetarët, gjë e cila është e turpshme dhe e dhimbshme.
Deputetja ka thënë edhe se për shumë kënd Kuvendi s’është vetëm ndërtesë por është emocion, përgjegjësi dhe nder.
Po ashtu, Çitaku ka komentuar edhe situatën kur sot në Kuvend, kryetarit të kësaj partie, Memli Krasniqit, i është ndërprerë fjala, duke thënë se Avni Dehari, kryesuesi i seancës, ia ndërpreu fjalën nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë, por jo edhe përfaqësuesit të Listës Serbe.