Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > ​Steinmeier: Jemi në krah të Shqipërisë, ju mbështesim në rrugëtimin evropian

​Steinmeier: Jemi në krah të Shqipërisë, ju mbështesim në rrugëtimin evropian

Sot është zhvilluar takimi mes krerëve të dy shteteve, presidentit gjerman Frank Walter Steinmeier dhe presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier në konferencën e përbashkët për shtyp deklaroi se Gjermania do të vazhdojë t’a mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin evropian.

“Do vazhdojmë t’iu mbështesim. Përgëzimet e mia për këtë dhe unë shpresoj që shumë shpejt që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Mendoj që suksesi në këtë drejtim do ishte në interesin tonë të përbashkët. Shqipëria do ta pasurojë BE edhe në dimensionin kulturor të saj. Shkëmbimi i ardhshëm që do mbështet nga BE do sjellë shumë më tepër qytetarë do kenë mundësi të shijojnë mikpritjen tuaj, bukuritë natyrore. Kontribuuat që në datën 3 nëntor të nënshkruheshin 3 marrëveshje të rëndësishme mes vendeve të Ballkanit perëndimor. Do ndryshojnë realitetin e njerëzve. Ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjeve do shkurtojë distancat me tregjet e BE duke e shndërruar rajonin, për ta bërë atë më konkurrues. Vitin e ardhshëm në rajon do zhvillohet samiti i procesit të Berlinit. Gjermania do vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë”, u shpreh presidenti gjerman.

Presidenti Bajram Begaj u shpreh se Gjermania është partneri kryesor i Shqipërisë për politikën e jashtme.

Ai tha se me anë të procesit të Berlinit, Gjermania ka ndikuar në politikën e jashtme duke shërbyer si faktor kyç për procesin e integrimit evropian.

“Pas disa ditësh do të mbahet Samiti. Një ngjarje historike për Shqipërinë por edhe përgjegjësia shumë e madhe për vendin tonë. Pritshmëria është që të qartësohet rruga që çdo vend aspirant duhet të ndjekë. Pritshmëritë janë të larta,” – u shpreh Begaj.

“Ky është një proces meritash dhe nuk ka proces ‘pro bono’ për askënd. Nuk ka një kohë që mund ta përcaktoj unë, por varet nga puna që çdo vend aspiron të jetë pjesë e BE-së,” – shtoi ai.  /TV Arbëria

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress