Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Osmani në Sofje kërkon mbështetjen e Bullgarisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Osmani në Sofje kërkon mbështetjen e Bullgarisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë një takimi sot në Sofje me kryetarin e Kuvendit Kombëtar të Bullgarisë, Vezhdi Rashidov, ka kërkuar mbështetjen bullgare për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Në takim me kryetarin Rashidov, presidentja Osmani ka falënderuar Bullgarinë për mbështetje ndaj Kosovës, duke kërkuar që ajo të vazhdojë edhe më tej me këtë përkrahje në arenën ndërkombëtare.

Sipas saj, është i rëndësishëm bashkëpunimi në sferën e diplomacisë parlamentare dhe ai ndërparlamentar.

Një pjesë e takimit iu kushtua situatës aktuale në Kosovë e më gjerë. Presidentja Osmani ka theksuar se është e rëndësishme që vendimi për liberalizimin e vizave të bëhet gjatë Presidencës çeke të BE-së.

Për sa i përket dialogut me Serbinë, e para e vendit tonë ka ritheksuar se ai duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë. Sipas saj, Kosova është palë konstruktive në këtë proces, kundrejt Serbisë, e cila duke përdorur strukturat ilegale në veri po përpiqet ta destabilizojë Kosovën.

Në raport me agresionin e Rusisë në Ukrainë, presidentja Osmani ka theksuar se e vlerëson harmonizimin e plotë të Bullgarisë me qëndrimet e NATO-së dhe BE-së për Ukrainën, duke përfshirë sigurimin e mbështetjes ushtarake.

Sipas presidentes Osmani, Kosova ka dënuar pa mëdyshje sulmin e paprovokuar të Vladimir Putin kundër Ukrainës dhe se është në linjë me BE-në dhe SHBA-në sa i përket sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress