Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së një gruaje shtatzënë sonte në oborrin e Gjinekologjisë, duke thënë se ky akt i shëmtuar e qyqar kundërshton traditën tonë shqiptare dhe vetë logjikën njerëzore.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se ndihet i tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në SHSKUK.
“Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i joni si shoqëri, në të gjitha nivelet, që të tilla tragjedi të parandalohen e të mos i përjetojmë asnjëherë”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, një person ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë (35-vjeçe) në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë raportohet se ishte duke pritur për të lindur.