Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > ​Policia konfirmon vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë

​Policia konfirmon vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë

Një person ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë sonte në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.

Gruaja shtatzënë raportohet se ishte duke pritur për të lindur.

Zyrtarja për informim e rajonit të Prishtrinës Flora Ahmeti ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35-vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress