Shkruan: Afrim Kasolli
Ajo që po ndodh në negociatat e paqes për luftën në Ukrainë, ndërmjet ShBA-ve dhe Rusisë, është shprehje e qartë e asaj që është thënë disa herë se me ardhjen e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, bota ka ndryshuar. Madje edhe ne raport me administratën Trump 1. Sepse, ekziston një dallim i madh ndërmjet dy administratave të të njëjtit president.
Tashmë janë bërë publike disa nga konturat e planit te paqes, ku hapur kerkohet që legalizohen pushtimet territoriale ruse si parakusht për paqe.
Me një fjale SHBA-te pajtohen ta njohin zonën e interesave të Kremlinit, me shpresën qe e para të ketë akses ekonomik në resurset e pasura te Ukrainës. Ndërkohë, roli i këtij shteti përkundër luftës dhe sakrificave të béra është reduktuar tej mase për të vendosur për të ardhmen e tij.
Natyrisht, këtu duhet kujtuar se edhe Moska do të pajtohet për t’i njohur interesat e Uashingtonit. Grenlanda, Kanali i Panamase etj, jane vetëm disa nga këto zona që jane përmendur.
Në këtë mënyrë bota po shkon drejt imitimit të modelit ndërkombëtar qe njihet si Koncert i Evropës, kur fuqite e mëdha të asaj kohe, ishin pajtuar që ta menaxhonin rendin ndërkombëtar nëpërmjet një forumi te përbashkët, duke ia njohur njera-tjetres ndikimin ne zonat e tyre. Madje edhe t’i ndihmonin për t’i frenuar forcat e mbrendshme revolucionare që e kërcënonin monarkite e kohës. Si pasojë e kësaj kthese paradigmatike roli i organizateve multilaterale do të vjen duku u zvogëluar. Duke mos përjashtuar as NATO-ne dhe Bashkimin Evropian.
Edhe tarifat tregtare ndaj Kines, janë pjese e skenarit për ta detyruar ate te ulet ne tavolinën bisedimeve. Dhe ne këtë mënyrë keto tri shtete të mëdha t’ia caktojne kufijte global njëra-tjetrës.
Mirëpo, siç e ka vënë në pah, Stacie E. Goddard në shkrimin “The Rise and Fall of Great-Power Competition
Trump’s New Spheres of Influence” edhe ky model nuk është se nuk vuan nga dobësitë e brendshme. Dhe janë këto hendikepe qe rezultuan në kolapsin e tij dhe shtruan rrugën për dy luftërat e mëdha botërore në shekullin 20-te. (Mirëpo, kjo teme kërkon një trajtim tjeter).
Sidoqoftë, derisa bota po ndryshon me shpejtësi marramendëse para syve tane, Kuvendi i Kosovës e vazhdon serine e deshtimeve të vazhdueshme nga pamundesia për ta konsituar veten e duke e lënë vendin pa adrese legjitime politike.
Këtu duhet kujtuar se brenda një kohe shumë të shkurt djali i presidentit amerikan, Donald Trump Jr, po e viziton dy herë Serbinë. Dikush mund të thotë se këto vajtje-ardhje të tij janë me motive ekonomike. E vërtetë. Por tashmë nuk kami nevojë të befasohemi për atë që po ndodh sepse është bërë e qartë se qasja e kësaj administrate është transaksionale. Dhe në këtë mënyrë po deshmohet se Serbia ka filluar të shihet si zone e interesit amerikan. Kurse Kosova për shkak të dështimit të programuar politik ka rrezik të mbetet në margjina të ketyre interesave, apo të mos figuroje fare në radaret diplomatik të Uashingtonit.