Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës është futur në një cikël absurd seancash të përsëritura çdo 48 orë, pa reflektim politik dhe pa asnjë rezultat konkret.
Sipas KDI, mungesa e një përpjekjeje serioze për marrëveshje që garanton shumicën, dhe përsëritja e kandidaturës së njëjtë, ka kthyer këtë proces kushtetues në një formalitet të zbrazët që nuk prodhon asgjë.
KDI theksoi gjithashtu se Rregullorja e Punës së Kuvendit ka vlerë vetëm nëse respektohet në frymën e saj dhe të funksionalitetit të Kuvendit.
Ata shprehen se ajo nuk mund të keqpërdoret si mburojë e mos-vullnetit politik dhe nuk mund të justifikojë një status-quo të paarsyeshme.
KDI thotë se është koha që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të thërrasë një takim urgjent me liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar zgjidhje të mundshme për këtë krizë kushtetuese.
KDI i bëri thirrje Presidentes të angazhohet për garantimin e funksionimit të institucioneve, pasi Kushtetuta i ngarkon atij detyrën për të siguruar funksionimin e institucioneve të shtetit.Angazhimi i saj, sipas KDI, është jo vetëm i justifikuar, por edhe i domosdoshëm në këtë situatë të bllokuar.