Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Jeta e Papa Franceskut në sytë e Hegelit

Jeta e Papa Franceskut në sytë e Hegelit

Shkruan: Afrim Kasolli

Në një kohë kur vëmendja e opinionit publik, është e koncentruar në ceremoninë mortore të Papa Françesku-ut, në anën tjetër nuk kanë munguar analizat dhe vështrimet, se kush mund të jetë trashëgimtari i mundshëm i tij dhe çfarë do të mbahet mend trashëgimia kryesore e autoritet suprem të komunitetit katolik.

Siç dihet, përzgjedhja e një Pape asnjëherë nuk ka qenë detyrë e lehtë, për shkak të betejave të brendshme për pushtet që zhvillohen në kuadër të Konklavës, instancës së përbërë nga kardinalët që ka mandat ta legjitimojë trashëgimtarin e fronit shpirtëror. Këto tensione rraskapitëse i dëshmon edhe filmi “Conclave” me regji të Edward Berger dhe ku rolin e kryesor e luan aktori i njohur, Ralph Fiennes, në cilësinë e drejtuesit e kolegjit te kardinalëve.

Ndërkohë, sa i përket trashëgimisë së Papa Françesku-ut, aktualisht po qarkullon një “kakofoni” e vlerësimeve kontradiktore. Sipas qarqeve konservatore ai ishte tepër liberal dhe i indoktrinuar nga shtytjet revolucionare majtiste. Kurse sipas vështrimit liberal ai ishte konservator duke mos ia dalur që të prodhojë ndryshime substanciale në kuadër të institucionit të Kishës.

Është përmendur jeta e tij modeste dhe tentimi për t’u distancuar nga salltaneti papnor. Kur u zgjodh në pozitën që e mbajti prej vitit 2013, e deri pak dite, preferoi të quhej sipas, Françeskut të Asizit, një murg lypsar si shenjë e solidaritetit me të varfrit. Gjuha e tij ishte shumë tolerante edhe ndaj komunitetit homoseksualëve. Në një rast, kishte pohuar, “kush jam unë të gjykoj”dikën që krijon lidhje të drejtpërdrejt me Zotin. Një mesazh ky, se as kjo kategori nuk mund të përjashtohen nga grigja e besimtarëve. Ndonëse, i njëjti mbeti i vendosur kundër abortit. Këtë fundit, Papa e konsideroi si vrasje. Po ashtu, ai nuk u dallua nga qëndrimi doktrinar kishtar sa i përket marrëdhënie seksuale jashtë martesore. Për të çdo akt i tillë ishte mëkat.

Papa Françesku ishte i njohur edhe për deklaratat e tij politike. Ai mbronte idenë që perëndimi të bëjë më shumë për emigrantët. Sepse një gjë e tillë është detyrim moral. Po ashtu i kritikojë si sulmet terroriste me sfond islamik, po ashtu edhe veprimet e Izraelit në Gaza. Mbajti qëndrim “armiqësor” për ndikimin e kapitalizmit global në jetën e njerëzve si dhe kërkoi veprime urgjente për krizën e klimatike. U angazhua për ndaljen e luftës në Ukrainë, por pa sukses.

Që nga dita që u zgjodh, Françesku i hidhëroi konservatorët dhe tradicionalistët me një stil të ri papal, një mesazh të dhembshurisë dhe tolerancës, dhe duke i sfiduar privilegjet shekullore në krye të Kishës Katolike Romake. Mirëpo, sipas teologut, Joseph Fessio, ai shpeshherë shkaktonte konfuzion. Sepse dallojnë deklaratat mediale nga qëndrimi i shkruar në enciklikë. Kurse për shumë kënd ai ishte një moralist i izoluar klimatik.

Këto kundërthënie mbase janë edhe pasojë e burimit të normave të tij. Sipas Hegelit, një besim i tillë i takon asaj që quhet si “vetëdije fatkeqe” ku shpëtimi dhe çlirimi shpirtëror në fund shpallet si ideal qiellor. Dhe këto reagime nuk mund të dalin përtej ati niveli të vetëdijes që mendimtari gjerman e quan si “pastërti e shpirtit” (beauty of soul). Ndonëse ky kapitull i dedikohet kundërthënieve morale të filozofisë së Kantit, megjithatë ai fqinjëron edhe me dedikimin hyjnor. Kjo pikëpamjet doktrinare e kundron plotësimin e detyrave morale, jo vetëm si detyrë të plotë të njeriut, por edhe të natyrës. Për ta bërë koherent këtë besim ajo në fund e postulon idenë e Zotit i cili e garanton mbijetesën e përhershme të njërëzimit.

Pra mbase janë këto çarje, qe ndikuan që Papa Francesku edhe përkundur se kishte hapur shumë tema kritike nga perspektiva morale, nuk arriti të shndërrohet në agjendë veprues për t’i finalizuar ato.