Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se 50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.
“50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin. Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq. Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në 2 mijë për ata që studiojnë në STEM, nga 1,000 sa ishte vitin e kaluar. Qeveria për studentët!”, ka shkruar Murati. /TV Arbëria