Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > OSBE thotë se mbyllja e institucioneve paralele të Serbisë mund të çojë në përkeqësim të tensioneve

OSBE thotë se mbyllja e institucioneve paralele të Serbisë mund të çojë në përkeqësim të tensioneve

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas mbylljes së institucioneve paralele në Leposaviq dhe Shtërpcë më 23.04.2025.Ata vlerësojnë se ndërprerja e qasjes në shërbime thelbësore pa alternativa të vlefshme ndikon në mënyrë disproporcionale komunitetet jo-shumicë dhe rrezikon të përkeqësojë tensionet e vazhdueshme.

“Çështje të ndjeshme si këto duhet të trajtohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE, i cili mbetet rruga më efektive për zgjidhje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”- theksohet ndër të tjera në njoftimin e OSBE-së të datës 25.04.2025. Në Komunën e Leposaviqit janë mbyllur institucione paralele të Serbisë, të quajtura “Zyra për Punësim”, “Zyra e Pensioneve” dhe “Ndërmarrja hoteliere Kopaonik”, në kuadër të të cilave kanë funksionuar disa Zyra.

Sipas njoftimit të Policisë, me mbylljen e tyre është bërë lirimi i hapësirave të uzurpuara në Komunën e Leposaviqit.

Po ashtu Ministria e Ekonomisë më 23.04.2025 ka njoftuar se kanë mbyllur një Kompani paralele të Serbisë në Shtërpcë. Sipas njoftimit, Kompania e mbyllur “Novo Javno Preduzece” në Shtërpcë ofronte shërbime të ujësjellësit dhe menaxhimit të mbeturinave.

Mbyllja e saj është bërë nga Policia e Kosovës, me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë përmes Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike