Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ndalohen dy persona, mashtruan për një rast shërimi jashtë vendit

Ndalohen dy persona, mashtruan për një rast shërimi jashtë vendit

Dy persona janë ndaluar për 48 orë dhe një tjetër është në kërkim nga Policia e Kosovës, pas një bastisje që është bërë një zyrë të një subjekti ekonomik në Prishtinë.

“Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare, sot më 24/04.2025, në kuadër të hetimeve për veprën penale të mashtrimit, ka realizuar një bastisje në zyrat e një subjekti ekonomik në Prishtinë, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore. Dyshimet lidhen me mashtrimin e një qytetari që i është kërkuar një shumë mbi 100,000 (njëqind mijë) euro për shërimin e një anëtari të familjes së tij në një spital në Stamboll, ndonëse shpenzimet ishin mbuluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Dy të dyshuar me iniciale; (I.P.) dhe (A.B.), janë ndaluar për 48 orë, ndërsa një i dyshuar tjetër është në kërkim. Hetimet janë duke vazhduar nga autoritete për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të siguruar drejtësi për të gjitha viktimat e mundshme”, thuhet nga policia.