Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunimit, që kanë ndodhur gjatë ditës së mërkurë në Malishevë e Gjakovë.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. I dyshuari ndodhet në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore.
Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.