Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > ​Gashi – Kurtit: Kur je kryeministër metaforat janë kot

​Gashi – Kurtit: Kur je kryeministër metaforat janë kot

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi iu është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i thënë se duhet t’i lërë metaforat sepse ato janë kot.

Gashi kërkoi të di se cila është strategjia e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë.

Gashi – Kurtit: Kur je kryeministër metaforat janë kot

“Këto metaforat e panevojshme që mund të duken interesante në opozitë, kur je kryeministër janë kot fare… Cila është strategjia për dialog, cila është platforma sepse kur keni qenë ulur bërtisnit ‘platforma, platforma’, cila është platforma juaj kryeministër na thoni, kur keni qenë ulur këtu apo aty bërtisnit sa të mundeshit raport në kuvend, para çdo vizite dhe pas çdo vizite sa herë ke raportuar në dy vitet e gjysmë tuaj si kryeministër sa herë dhe po ashtu kryeministër na akuzonit neve ‘Amelika Amelika, Amelika’ çka ndodhi në intervistën tuaj kur thatë që ‘unë nuk isha i informuar sesa serioze ishte gjendja në veri, e mora vesh nga ambasadori amerikan çka ndodhi’, çka është kjo metamorfozë e jotja. Apo prapë po ta përsëris një shprehje tënden ‘Amerika, Amerika, Amerika’, tap në pozitë të kryeministrit i harron krejt, ‘dialogu, dialogu’, tap në pozitë të kryeministrit dialog , s’ka dialog, s’ka dialog prapë e në dialog pra kush jeni ku po e çoni Kosovën cili është qëndrimi juaj”, u shpreh Gashi.    /TV Arbëria 

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress