Në një debat të zhvilluar në emisionin “Arb Debat”, Selver Islamaj ka bërë një deklaratë, duke thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti po bën zvarritje të qëllimshme të procesit politik, për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme për formimin e qeverisë.
Ai duke komentuar ngërçin që është krijuar në Kuvend, thotë: “Qëllimisht është duke u zvarritur procesi, në njërën anë sepse Albin Kurti nuk i ka votat për të formuar qeverinë, dhe mendon se mund të blejë kohë për të siguruar ndonjë votë, ashtu siç ndodhi në mandatin e fundit, kur e mori Graincën nga PDK-ja dhe e bëri pjesë të Vetëvendosjes,” tha Islamaj.
Ai shtoi se edhe partitë e tjera janë duke bërë kalkulime për zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke shpresuar në rënie të Vetëvendosjes dhe forcim të subjekteve tjera politike.
Megjithatë, sipas tij, rreziku real është përsëritja e së njëjtës situate, e cila mund të çojë vendin drejt një ngërçi të ri politik, me pasoja të thella shoqërore dhe institucionale.
“Duhet të reflektojnë partitë, përndryshe do të kemi një ngërç politik që ka me pas pasoja serioze për Kosovën,” përfundoi Islamaj. /tv arbëria