Luan Hasanaj nga organizata “Ta Pastrojmë Kosovën”, i ftuar në emisionin “N’DETAJE” në TV Arbëria, ka folur për rëndësinë e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
Ai ka theksuar se, në aspektin e kulturës mjedisore, në vendin tonë ka ende shumë për të bërë drejt vetëdijesimit të qytetarëve. Sipas tij, kjo çështje duhet të jetë prioritet i çdo qeverie.
“Nëse flasim për vendin tonë, ka ende shumë për të bërë. Akoma nuk jemi aty ku duhet, dhe duhet bërë shumë më tepër – si nga ana e qytetarëve, ashtu edhe nga institucionet. Çështjet mjedisore duhet të jenë më prioritet i çdo qeverie, gjë që, fatkeqësisht, nuk po ndodh. Ende kemi një qasje mjaft neglizhuese nga institucionet, qofshin ato lokale apo qendrore, për të trajtuar mjedisin si një çështje me rëndësi të madhe.
Vërejmë një lënje anash të mbrojtjes së mjedisit në vazhdimësi. Kemi shumë probleme në këtë fushë, duke filluar nga kompanitë që merren me pastrimin e Kosovës çdo ditë,” – ka thënë Hasanaj.
NDIQENI EMISIONIN E PLOTË KËTU: