Ditën e shtunë, më 26 prill do t’i jepet lamtumira e fundit Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta të hënën e 21 prillit në moshën 88-vjeçare.
Ndërkohë të shumtë do të jenë edhe pjesëmarrësit në ceremoninë e lamtumirës.
Në Shqipëri kanë konfirmuar pjesëmarrjen nga Kisha Katolike, Arqipeshkvi I Shkodrës dhe Pultit, Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkvi Mitropolit Tirane – Durres Imzot Arjan Didaj. Nga Kisha Ortodokse e Shqiperise kane konfirmuar pjemarrjen ne homazhe, Kryepiskopi i Tirane Durresit dhe gjithe Shqiperise, Imzot Joan Pelushi dhe Episkopi i Krujes Hiresi Ansatas Zmamaj.
Nga Kryegjyshata Botërorë Bektashiane do të marrë pjesë Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Shenjtëria e Tije Dede Edmond Brahimaj si dhe gazetari, Ferdinand Samarxhi. Ne kete ceremoni mortore pritet te marrin pjese rreth 4 milionë qytetarë nga e gjithe bota.