Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bojkotimi i gazetarëve ndaj Kurtit, reagon AGK: Ftojmë kryetarin e VV-së të jetë transparent me mediat

Bojkotimi i gazetarëve ndaj Kurtit, reagon AGK: Ftojmë kryetarin e VV-së të jetë transparent me mediat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka njoftuar se gazetarët kanë bojkutuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Gazetarët bojkotojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Gazetarët e kameramanët e medieve vendore kanë vendosur mikrofonët e kamerat e tyre në tokë, këtë të mërkurë, në kohën që kryeministri në detyrë, Albin Kurti po dilte nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës për të shkuar në Qeveri”, thuhet në njoftim.

Sipas AGK-së ky veprim i gazetarëve ka ndodhur në shenjë proteste pasi që Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë për mediat në asnjërën nga 5 mbledhjet e Kuvendit brenda një jave.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i fton të gjithë akterët politikë, dhe në këtë rast më së shumti kryetarin e partisë që ka fituar më së shumti ulëse në Kuvend, që të jetë transparent me mediat dhe publikun, për një temë kaq të rëndësishme sic është konstituimi i legjislaturës së re”, thuhet tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Gazetarët bojkotojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti

Gazetarët e kameramanët e medieve vendore kanë vendosur mikrofonët e kamerat e tyre në tokë, këtë të mërkurë, në kohën që kryeministri në detyrë, Albin Kurti po dilte nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës për të shkuar në Qeveri.

Ky veprim i gazetarëve ka ndodhur në shenjë proteste pasi që Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë për mediat në asnjërën nga 5 mbledhjet e Kuvendit brenda një jave.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i fton të gjithë akterët politikë, dhe në këtë rast më së shumti kryetarin e partisë që ka fituar më së shumti ulëse në Kuvend, që të jetë transparent me mediat dhe publikun, për një temë kaq të rëndësishme sic është konstituimi i legjislaturës së re.