Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është prononcuar pas dështimit të pestë për konstituimin e Kuvendit dhe votimit të kryetar të parlamentit, duke thënë se kjo situatë është për keqardhje.
Ai ka kritikuar VV-në të cilën e ka akuzuar se e ka qëllim bllokadën, dhe se nuk do ta përkrahin Albulena Haxhiun për këtë pozitë pasi që e njëjta është përçarëse.
‘‘Kjo situatë është për keqardhje. Dhe ne po rrëshqasim në një fazë që asnjëherë si ka ndodh Kosovës. Kanë kalu 73 ditë prej përfundimit të zgjedhjeve, 27 ditë prej kur janë certifikuar,. Dhe ne ende s’kemi institucione të themeluara të buruara nga verdikit i qytetarëve, sepse LVV-së të cilës i takon propozimi i kryetari i Kuvendit ka vendosur që ta bajë peng shtetin për shkak të tekeve të tyre. Unë e përsërisë, LVV-së i takon propozimi i kryetarit, nëse i ka votat dhe e ka krijuar shumicën parlamentare atëherë munden me zgjedh kë të dëshirojnë, por nuk mund ta imponojnë për deputetët e opozitës emrin ashtu siç po kërkojnë. Nuk merret vota me zor, ne jemi këtu, do të ishim të gatshëm edhe sot me shqyrtuar një kandidaturë tjetër, jemi të gatshëm mos me prit 48 orë. Do të kishim mujt me u taku prapë nesër, le të sjellin një kandidat që mund të jetë me e pranueshme për opozitën. Ju e dini që një nga kolegët tanë opozitar ka dhënë propozim për dy emra të caktuar. Po duket që qëllimi i tyre është me vazhduar bllokadën. Po shihet që as 60 nuk i kanë. Ne jemi të gatshëm të votojmë një kandidat që nuk ka prapa vetes histori të përçarjes, por edhe të dështimve, siç i ka kandidatja aktuale’’, ka thënë ai mes tjerash.