Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Rinor Qehaja “N’PULT”: Arsimi në Kosovë ka mangësi – mungesa e përkushtimit institucional po reflektohet në rezultatet e PISA-s

Rinor Qehaja “N’PULT”: Arsimi në Kosovë ka mangësi – mungesa e përkushtimit institucional po reflektohet në rezultatet e PISA-s

Eksperti i arsimit, Rinor Qehaja, i ftuar në emisionin N’PULT, ka folur hapur për gjendjen e arsimit në Kosovë, duke e cilësuar atë si problematike dhe të identifikueshme nga të gjitha palët e përfshira në sistemin arsimor.

Qehaja theksoi se mungesa e përkushtimit institucional është një ndër faktorët kryesorë që po ndikon negativisht në cilësinë e arsimit dhe rezultatet e testimeve ndërkombëtare si PISA.

“Përgjithësisht gjendja dhe niveli në arsimin në Kosovë na dëshmohet nga kushdo i përfshirë brenda sektorit, qoftë nga komuniteti i prindërve, qoftë në cilësi të mësimdhënësve, por edhe në cilësi të nxënësve dhe studentëve. Të gjithë me shumë lehtësi i identifikojnë ato mangësi që e cenojnë atë cilësinë që ne dëshirojmë me pa në sistemin tonë arsimor, dhe kjo mungesë e kësaj cilësie, i këtij përkushtimi institucional për një cilësi më të rritur, na konvertohet atje edhe në rezultate jo të mira në teste ndërkombëtare të standardizuara si PISA…”

Deklarata e Qehajës vjen në një kohë kur niveli i arsimit në Kosovë po përgatitet për një tjetër cikël të testimit PISA, ku pritet me interes performanca e nxënësve. /TV Arbëria