Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Aksion i Antidrogës në Kosovë: Sekuestrohet kokainë, armë dhe arrestohen pesë persona

Aksion i Antidrogës në Kosovë: Sekuestrohet kokainë, armë dhe arrestohen pesë persona

Një aksion i madh policor është zhvilluar sot nga Policia e Kosovës, konkretisht nga njësia antidrogë, në kuadër të një mase të veçantë hetimore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar se aksioni ka filluar rreth orës 15:00 dhe ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të kokainës, armëve të zjarrit, automjeteve dhe provave të tjera materiale.

Sipas Hoxhës, deri në këtë fazë të operacionit janë arrestuar pesë persona të dyshuar, ndërsa bastisjet janë ende duke vazhduar në disa lokacione të tjera në vend.

“Pas realizimit të plotë të operacionit policor do të njoftoheni për detajet dhe rezultatet konkrete,” ka deklaruar ai.