Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksion anti-drogë në kryeqytet, kapen mbi dy kilogramë kokainë

Aksion anti-drogë në kryeqytet, kapen mbi dy kilogramë kokainë

Një person është i arrestuar teksa po vazhdon një operacion kundër drogës në Prishtinë.

Gazeta Insajderi mëson se përgjatë operacionit janë konfiskuar mbi dy kilogramë substancë narkotike të llojit kokainë në vlerë prej afro 100 mijë eurosh.

Burime të sigurisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një grup i cili është përcjellë tash e disa muaj që merret me shitblerjen e narkotikëve.

Në këtë operacion kanë qenë të përfshira disa institucione, si: Prokuroria, Policia dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.