Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

1 janar 2024, data kur qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së

Extra AL PVC

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot janë pajtuar për t’i dhënë mandatin e Këshillit Evropian për të negociuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

 

Vendimi për lëvizje pa viza do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janar 2024.

E lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave, sot është deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky.

Ai vendimin e sotëm të ambasadorëve të BE-së e ka quajtur hap të rëndësishëm në drejtim të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Sot kemi marrë një hap të rëndësishëm në drejtim të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe shpresojmë të arrijmë një marrëveshje me Parlamentin Evropian që shpejt këtë premtim ta bëjmë realitet. Liberalizimi i vizave është bërë i mundur nga përpjekjet e Kosovës në forcimin e kufijve, menaxhimi i migrimit dhe sigurisë, dhe ne i besojmë se ky bashkëpunim i mirë vetëm se do të rritet në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e ministrit të  Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky.

Ndryshe, projekt- rregullorja do t’u mundësonte mbajtësve të pasaportës së Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore.

Përjashtimi nga kërkesa për vizë do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janar 2024.

ETIAS është një sistem i automatizuar IT i krijuar për të identifikuar çdo risk që lidhet me një vizitor të përjashtuar nga viza që udhëton në Zonën Schengen.

Gjithë shtetasit e vendeve të treta të përjashtuar nga viza, që planifikojnë të udhëtojnë në zonën Schengen do të duhet të aplikojnë për autorizim udhëtimi përmes sistemit para udhëtimit të tyre, ndërsa procesi i aplikimit nuk merr kohë më shumë se 10 minuta.

Shumica e aplikantëve të ETIAS do të njoftohen ose menjëherë ose brenda pak orësh pas miratimit.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që...

Fundjavë me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës për pushime në Shqipëri edhe në shtator

Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me...

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda territorit të Serbisë si reagim ndaj mbylljes së komunave paralele në Veri. Ai ka thënë se...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat maksimale 29C deri 32C. Nga dita e hënë përkeqësim i motit, me të reshura shiu...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që pritej ta fitonim dhe atë për dy arsye kryesore; Sepse jemi ekip më e mire...