Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjesti: Me Eglin nuk kam diçka më shumë

Gjesti: Me Eglin nuk kam diçka më shumë

Pas fitores së madhe në finalen e Big Brother VIP Albania, Gjesti dha intervistën e tij të parë si triumfues i edicionit të katërt.

Ai foli për raportin që do ta ketë me Eglin, banoren me të cilën ai krijoi një romancë që kishte shumë ulje e ngritje.

“Unë i kam treguar Eglit edhe brenda që nuk kam diçka më shumë me të, nuk e shoh. Por unë do të vazhdoj jashtë dhe të shohim ku po shkon. Ndoshta rrugës mund të shohim diçka më shumë. Se nuk gënjej dhe nuk i premtoj askujt, kështu që jam i njëjti – edhe jashtë ia thom ato gjëra si brenda”, tha Gjesti.