Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Nën bekimin e Kryepeshkopit Xhufka, inaugurohet Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës

Nën bekimin e Kryepeshkopit Xhufka, inaugurohet Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës

Në një ceremoni inaugurimi të drejtuar nga kryepeshkopi i parë i Kosovës, Nikollë Xhufka është përuruar sot Kisha e Parë Ortodokse Autoqefale  e Kosovës.

Në ora 12:00 u mbajtë edhe shërbesa fetare në nder të themelimit të kësaj kishe, teksa në ambientet e selisë së shenjtë, kryepeshkopi priti zyrtarë, intelektual dhe dashamirë.

Hirësi Nikolla para të pranishmëve tha se “çdo ditë do të presin ata që e duan atdheun, e duan kombin, e duan familjen e Republikën e Kosovës të pavarur e sovrane.

Derisa shtoi se nuk kanë  nevojë për këshilla të Serbisë e Rusisë, e për të njëjtit tha se i presin si turistë.

“Çdo ditë do të presim ata që e duan atdheun, e duan kombin, e duan familjen e Republikën e Kosovës të pavarur e sovrane. Nuk kemi nevojë për këshilla të Serbisë e Rusisë, le të shkojnë në shtëpitë e veta. Ne jemi zot shtëpie si njerëz paqësorë që jemi i presim të na vine, por si turistë”, tha ai.

Kryepeshkopata do të jetë e hapur nga ora 10:00 deri në ora 17:00.