Pas një mosmarrëveshje, dy gra janë rrahur mes vete dje në Skenderaj. Sipas Policisë së Kosovës, dy të dyshuarat, pas tretmanit mjekësor janë liruar në procedurë të rregullt.
“Pas një mosmarrëveshje dyshohet se janë rrahur mes vete dy të dyshuarat femra kosovare. Palët pas tretmanit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e polisisë.
Policia njofton po ashtu se dje dy burra kanë sulmuar një grua në rrugën `Kadri Zeka` në Prishtinë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare”, thuhet tutje.
Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.