Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Betohen deputetët e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Kosovës – teksti (dokument)

Betohen deputetët e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Kosovës – teksti (dokument)

Pas verifikimit të mandateve, kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari, i ka ftuar deputetët të betohen solemnisht.

Secili deputet para vetes kishte tekstin e betimit dhe i njëjti duhet të nënshkruhet personalisht nga secili.

Teksti i deklaratës së betimit është:

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”