Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ka shpallur fajtor një person që e kishte kërcënuar publikisht në Facebook, duke i thënë se do t’i vinte flakën në shesh.
Në një postim në Facebook, Mehmetaj tregon se i dënuari ka kërkuar falje në gjykatë, është penduar dhe ka thënë se nuk ka qenë mirë me shëndet në momentin kur ka bërë kërcënimin.