Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim nxënësit e ShFMU “Hasan Prishtina” me arsimtarët e tyre.
Krenar me mësimdhënësit, drejtuesit e shkollave dhe nxënësit tanë të shkëlqyer, ka theksuar Lladrovci.
Postimi i plotë i tij në fb:
Sot, me nderim e mirënjohje, prita nxënësit e ShFMU “Hasan Prishtina”, nga Llapushniku, bashkë me mësimdhënësit e tyre. Pas një prezantimi të shkurtër mirëseardhjeje, theksova rëndësinë e arsimit dhe edukimit të tyre sa më të mirë dhe pranova pyetjet e tyre.
Pyetja më simpatike ishte se kur isha ndjerë mirë, përgjigja ishte e thjeshtë, dhe theksova se “me ardhjen dhe pritjen Tuaj me këtë bashkëbisedim, ndjehem mirë”.
Nxënësit e komunës tonë, kanë dëshmuar performancë të shkëlqyer dhe suksese në gara kombëtare e ndërkombëtare. Krenar me mësimdhënësit, drejtuesit e shkollave dhe nxënësit tanë të shkëlqyer. Faleminderit prindër që i jepni rëndësi të madhe arsimimit të fëmijëve Tuaj!