Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ignjatovic: Lista Serbe mund ta mbështesë sërish një qeveri me Kurtin – e kanë bërë edhe më parë

Ignjatovic: Lista Serbe mund ta mbështesë sërish një qeveri me Kurtin – e kanë bërë edhe më parë

Andrija Ignjatoviq nga partia serbe në Kosovë, ka lënë të hapur mundësinë që Lista Serbe të mbështesë edhe një herë një qeveri të udhëhequr nga Albin Kurti, në rast se krijohet një shumicë e re parlamentare.

Ignjatoviq tha se, bazuar në përvojat e kaluara, një veprim i tillë nuk do të ishte i paprecedentë.

“Në bazë të përvojës së mëparshme, nuk mund ta përjashtoj mundësinë që Lista Serbe të mbështesë edhe një herë një qeveri të re me Kurtin në krye, duke pasur parasysh se ata kanë mbështetur çdo qeveri të mëparshme, përfshirë edhe atë të Kurtit,” theksoi ai për Gazeta Blic.