Deputetët e Partisë Demokratike e Kosovës nesër do të jetë në Kuvendin e Kosovës.
Këtë për Gazetën Express e konfirmoi nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku.
“E kemi obligim mbi bazën e rregullores së punës që të jemi aty nesër”, tha ajo.
Kur u pyet nëse ende e kanë kusht dhënien formale të dorëheqjeve të anëtarëve të qeverisë, Çitaku tha se “asgjë nuk ka ndryshuar”.
Sot presidentja Osmani i është përgjigjur letrës së kryesuesit të kuvendit, Avni Dehari, që seanca konstituive të vazhdohet brenda 48 orëve që nga ndërprerja.