Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Abdixhiku: Albin Kurti do që të blejë kohë sepse i dolën 52 vota, duhet të dorëhiqet e të betohet si deputet

Abdixhiku: Albin Kurti do që të blejë kohë sepse i dolën 52 vota, duhet të dorëhiqet e të betohet si deputet

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar që kreu i LVV-së, Albin Kurti, të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe të betohet pastaj si deputet. Ky reagimi Abdixhikut ka ardhur pasi Kurti ka sulmuar paritë opozitare se duan ta pengojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Abdixhiku i ka quajtur filma të Kurtit me kauza plot mllef, akuzat që lideri i LVV-së i ka bërë ndaj opozitës.

“Jep dorëheqje zotëri, betohu si deputet! Si secili tjetër në Kuvend! Mjaft më me filma e kauza plot mllef!”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Abdixhiku ka thënë se Kurti dhe deptuetët e LVV-së kanë apetit të madh për të qenë edhe kryeministër edhe deputet dhe se kjo prodhoi sot një epizod të errët për demokracinë në vend.

“Apetiti i madh i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje – dhe i prijësit të tyre për të qenë edhe Kryeministër edhe Deputet, prodhoj sot një epizodë të errët demokratike në vend. Të paprecedentë, sepse askush deri më tani, me mendje demokratike e me respekt ndaj Republikës, nuk kishte provuar t’i ketë të dyja funksionet përnjëherë!”, ka shtuar tutje Abdixhiku.

“Derisa në njërën anë deklarojnë se po japin dorëheqje, në anën tjetër vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e dorëhequra sikurse s’ka ndodhur asgjë e re. Sa të pavërtetë; sa jodemokratik!E vërteta megjithatë është krejt e thjeshtë!Duan të blejnë kohë; sepse nuk kanë votë. Me 52 vota tani, ato që edhe i pamë. pështyesit e moçalit të pështymave, nuk kanë shumicë. I duhet koha për pazare shtesë – të rënda, joparimore, të kushtueshme për këtë Republikë.Aq të kushtueshme sa u kuptua dhe nga mesazhet që i dërgonin njëri tjetrit vet!”, ka përfunduar Abdixhiku.