Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Peci: I deponuam dorëheqjet te shefi i qeverisë para betimit, prapë kthehem në zyre të Ministrit

Peci: I deponuam dorëheqjet te shefi i qeverisë para betimit, prapë kthehem në zyre të Ministrit

Faton Peci është deklaruar para gazetarëve pas ndërprerjes së seancës.

“Një gjë të tillë [konstituimin] e pamundësoi Lista Srpska me abstenim dhe opozita duke votuar kundër. Kjo është një rrethanë e re që në aspektin kushtetues, ligjor dhe të rregullores së Kuvendit nuk është e paraparë dhe definuar dhe kryesuesi i Kuvendit ka vendosur që t’i drejtohet presidentes”, tha ai.

Kur u pyet nga gazetarët se pse nuk kanë dhënë dorëheqje një ditë më herët, Peci tha se “dorëheqjen e jep kur e vlerësoj unë e jo kur don ti”.

“Në rast se do të verifikoheshin mandatet ne kemi pasur emër për kryeparlamentar, kurdo që vie koha e shpalosim emrin”, tha ai.

“Emri i ri do ta shpaloset në momentin kur ne do të kemi të verifikuar mandatet dhe kur të krijohet hapësira kushtetuese, ligjore që të konstituojmë kuvendit”, tha ai.

Ai nuk u përgjigj se kush do të jetë “emri i ri”.

“Është çështje e diskrecionin e koalicionit VV- Guxo- Alternativa se kush është emri”.

Ai shtoi se të gjithë ministrat kanë dhënë dorëheqjet.

Ai tha se “përfoljet janë nga më të ndryshmet” kur u pyet nëse Limaj do të jetë emri i tyre për kryeparlamentar.

“Të gjithë ministrat kanë ofru dorëheqje mirëpo pavarësisht që kemi dhënë dorëheqje unë kthehem në zyrën e ministrit sepse largimi i kryeministrit në detyrë nga zyra e kryeministrit dhe largimi ministrave dhe zyret e ministrive me ç’rast do të krijonte mundësinë e krijimit të një hendeku të madh, nënkupton që dikush nesër dikush mund të thotë ‘që keni bërë vepër penale deri në nivel të tradhtisë kombëtare’”, tha ai.

“Ligji e vlerëson dhe thotë se para dhënies së betimit. Ne para dhënies së betimit i kemi deponu dorëheqjet te shefi i qeverisë, Albin Kurti, e Albin Kurti i ka deponu pjesën e dorëhqejes ish kryetarit ose kryetarit në detyrë deri në zgjedhjen e një kryetari të ri, Glauk Konjufca”, tha ai