Kryesuesi i seancës, Avni Dehari deklaroi se për shkak të rrethanave të krijuara, meqë raporti nuk mori votat e mjaftueshme kanë detyruar ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten se si të veprojmë tutje.
“Për shkak te rrethanave te krijuara, raporti i komisionit për verifikimin ne këto rrethana detyrohemi ta ndërpresim seancën dhe ta njoftojmë presidenten se si do te vazhdojmë ne te ardhmen”, tha kryesuesi i seancës.
Ndryshe me 52 vota pro, 46 kundër dhe 11 abstenime, Komisioni për verifikimin e mandateve nuk ka kaluar në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet sot.
Kjo seancë u bllokua me fillim në votimin e këtij raporti nga AAK, LDK e PDK të cilët votuan kundër këtij raporti.