Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur më 14 prill 2025, rreth orës 18:38, në fshatin Baballoq të Komunës së Deçanit, ku janë përfshirë dy automjete dhe kanë mbetur viktima dy persona nga e njëjta familje.
Në aksident janë përfshirë një veturë Volkswagen Passat me targa 03-2**-**, e drejtuar nga Leondrit Lokaj (2005), dhe një Opel Corsa me targa 07-2**-**, e drejtuar nga Mic Elezaj (2003), në të cilën ndodhej edhe pasagjerja Zejnije Elezaj (1980).
Sipas informacioneve preliminare, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mosadaptimit të shpejtësisë me kushtet e rrugës nga ana e të dyshuarit, i cili ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka kaluar në krahun e kundërt, duke u përplasur ballë për ballë me veturën tjetër që vinte nga drejtimi i kundërt.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku është konstatuar vdekja e Zejnije Elezajt në Emergjencë.
Ndërsa Mic Elezaj, për shkak të lëndimeve të rënda, është transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim intensiv.