Gazetari Jusuf Bytyqi në emisionin “N’PULT” në Tv Arbëriaka thënë se “është e qartë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat për ta bërë qeverinë, madje as për ta konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës pa një marrëveshje me ndonjë subjekt opozitar”.
Mes tjerash Bytyqi tha se është mirë që LVV nuk i fitoi këtë herë votat e mjaftueshme për ta bërë e vetme Qeverinë, pasi sipas tij, LVV gjatë mandatit katër vjeçarë është sjellë si një diktatorë.
“Është mirë që partia në pushtet këtë herë nuk e fitoi atë që e kërkonte ti bënte e vetme institucionet sepse u pa gjatë mandatit katër vjeçarë të kësaj partie. Sillet në stilin e një diktatori një njeriu që ka qef gjithçka të ketë nën kontroll pra fatkeqësisht i ka futur nën kontroll edhe shumë media jo vetëm Radio Televizionin e Kosovës”, tha Bytyqi në emisionin “N’PULT”.